Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një raport të situatës aktuale në Shqipëri, duke sqaruar se deri më tani 51 persona janë prekur nga fruthi
Grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç, çka ka bërë që ISHP të bëjë apel ndaj prindërve shqiptarë që të vaksinojnë fëmijët e tyre.
“Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen”, ben apel ISHP.