Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimet në Pogradec të ish-kryetarit të bashkisë dhe zyrtarëve të tjerë.
Vasili e konsideron si një estrada shëtitëse, drejtësi me regji që pas Lushnjës, shfaqet në Pogradec.
“Asnjë surprize. Ashtu siç edhe pritej drejtësia me regji u spostua për të dhënë shfaqje në Pogradec. Ashtu pritet edhe “përmbytja” me regji e medieve me lajmin e “madh” të tenderit të druve të zjarrit të bashkisë Pogradec të disa viteve me parë si dhe te dy punëtorëve, qe i kanë vënë drynin nja dy shkollave për votimet moniste të 30 qershorit 2019, ashtu priten edhe ca deklarata emocionuese ndërkombëtaresh, ashtu priten edhe ca analiza “metereologjike” analistesh, që do tregojnë qe nga ” shenjat” do bjere shi “drejtësisë” në atdhe. Nga Lushnja në Pogradec. Estrada shëtitëse, drejtësia me regji vazhdon turneun e shfaqjeve ane e mbanë atdheut. Pritet data e shfaqjes së radhës”, shprehet Vasili.
Po ashtu, Vasili shton se “në Tiranë nuk do te ketë shfaqje se këtu është teatri, inceneratoret, krimi zgjedhor i 25 prillit, tenderat sekrete qindra milionësh të qeveris, ndaj shfaqja e Tiranës është anuluar nga Estrada shëtitëse apo drejtësia me regji”.