Basha ironizon Ramën: Pas 8 vitesh, më në fund e pranoi se e ka zhytur vendin në korrupsion

albnews
By
1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar kas deklaratave të kryeministrit Rama në takimin me ministrat në kryeministri ku deklaroi se 70% e tenderave janë me probleme.

Në një postim në twitter, Basha thotë se Rama ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.

Por sipas tij, ajo që Rama nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se peshku qelbet nga koka.

Në një takim me ministrat, pas atij me kryebashkiakët për ligjin e ri të prokurimeve, Rama paralajmëroi se nëse rekomandimet e prokurimeve do bien në vesh të shurdhët çdo individ do shkojë në SPAK.

Share This Article