Po ashtu, Endri shkruan se ai së bashku me familjen besojnë në drejtësinë ndërkombëtare dhe sa janë të bindur që asnjë pretendim nuk mund ta ndryshojë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndër të tjera ai shprehet se asnjë proces gjyqësor që mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në emër të familjes ka falenderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe solidarizimin që kanë treguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja për ish-presidentin. Në një postim në Facebook, Endri Thaçi, ka shprehur mirënjohje të thellë “për mbështetjen dhe interesimin që qytetarët po tregojnë për ish-presidentin.”
Po ashtu, Endri shkruan se ai së bashku me familjen besojnë në drejtësinë ndërkombëtare dhe sa janë të bindur që asnjë pretendim nuk mund ta ndryshojë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndër të tjera ai shprehet se asnjë proces gjyqësor që mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë e Endrit Thaçit:
Qytetarë të nderuar, familjarë të dashur. Në emër të familjes Thaçi ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe solidarizimin tuaj në këto ditë jo të lehta për familjen tonë. U jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe dhe interesimin e pareshtur që keni treguar dhe po vazhdoni të tregoni për babain tim, themeluesin e UÇK-së, presidentin e vendit tonë. Të gjithë jemi të indinjuar e të mërzitur, por edhe shumë të bindur se ashtu siç ka punuar dhe ka ditur ta mbrojë përherë luftën e UÇK-së, popullin dhe shtetin tonë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij do të dijë ta mbrojë edhe tash përballë këtyre akuzave monstruoze që padrejtësisht po rëndojnë mbi ta. Asnjë proces nuk do të mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte dhe do të mbetet përjetësisht e shenjtë. Familja jonë është shumë krenare me kontributin në këto tri dekada të birit, vëllait, bashkëshortit dhe babait tonë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe jemi të bindur se asnjë pretendim, sado dashakeq që mund të jetë, nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të qëndrojmë të fortë dhe të unifikuar!
Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi kanë dalë në senacën e parë të gjykimit dy ditë më parë dhe janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Rexhep Selmi do dalë ditën e sotme në orën 11:00.