Gjatë turit të tij elektoral në Fier, kreu i opozitës Lulzim Basha u ndal në Patos ku zhvilloi një bashkëbisedim me gra që kanë fëmijët në emigracion.
Thonë se jetojnë të vetme, kanë mall për fëmijët e tyre dhe dora e shtetit nuk duket gjëkundi për ta.
Jetesën e sigurojnë me ndihmën e fëmijëve jashtë, edhe këta në vështirësi për shkak të pandemisë që ka mbërthyer botën.
Nga shefi i opozitës kërkojnë një shpresë dhe premtim se gjërat në vend do të ndryshojnë për mirë dhe fëmijët do tu kthehen në shtëpi.
Vetë Basha deklaroi se emigrimi është plaga më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare.
Arsyeja kryesore sipas tij, është paaftësia e qeverisë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe korrupsioni i lartë.
Ai gjithashtu tha se po të përdoreshin paratë siç duhet e jo për skema mafioze si ajo e inceneratorit, sot do kishim vende të reja pune për të rinjtë që të mos detyroheshin të iknin jashtë vendit.
Ai u zotua se qeveria e ardhshme ka një plan për të ndalur këtë katastrofë kombëtare me anë të thithjes të investimeve të huaja dhe trajnimin e të rinjve në fushën e programimit.
Më herët në Roskovec, Basha u premtoi qytetarëve se do tu kthehet qyteti pas 25 prillit.
“Të bëjmë realitet premtimin e madh me të cilën nisëm këtë betejë për t’ja kthyer sovranitetin kësaj toke fisnike. Me 25 prill e tutje Roskovecin do ta keni ju në dorë” tha ai.
Pjesë nga bashkëbisedimi i Bashës me gratë në Patos
Lulzim Basha: Sa fëmijë ke?
Qytetarja: Kam 3 fëmijë.
Lulzim Basha: Ku i ke?
Qytetarja: Jashtë, në Itali dy djem, vajza në Gjermani. Na ndihmon nga një çikë, po ato janë në hall për vete.
Lulzim Basha: Domethënë, keni mbetur vetëm ju dhe bashkëshorti?
“Vetëm ne të dy bashkë, pa punë, pa gjë. Asnjë ndihmë nga shteti, që o Zot i madh iu ktheftë themeli atij Edi Ramës, bashkë me partinë e tij! Vuajtje! Jam shumë e emocionuar se, kur më thanë mua se do vijë zoti Basha këtu, isha nuk e ke idenë, sikur po vjen djali që kam 10 vite pa e parë me sy!” shprehet zonja.
“Edhe unë jam nënë e dy fëmijëve dhe kur flas më djalin që e kam në emigrim, shpirti im e di! O zemër nëne! Çfarë do bëhet me këta fëmijë? Si mund t’i bindim ne këta fëmijë që të kthehen në vendin e tyre? Kur fëmija thotë që: çdo bëjë unë në Shqipëri? A rregullohet gjendja në Shqipëri që të kthehemi . Nuk i rrisim dot fëmijët se unë çunin pa punë, nusen pa punë. Ça do bëjnë ata?! Me qira janë, ja i ndihmojmë ne në qoftë se punojmë pak, po nuk punuam nuk kanë gjë. Çfarë do të bëjnë?!”- tha një nga zonjat.
“Jam një nënë e 3 fëmijëve, djalin për momentin e kam në emigrim, kam 10 vjet pa e parë djalin. Kam dy vajza në shkollë të lartë, njëra ka mbaruar juridikun, është e pa punë, tjetra se ka mbaruar akoma shkollën. Një pyetje kisha. Rama premtoi 300 mijë vende pune, nuk i mbajti premtimet. Ju zoti Basha a do ti mbani premtimet e dhëna?” -u shpreh një zonjë tjetër.
Lulzim Basha: Për mua nuk është thjesht një plagë e madhe. Për mua emigracioni është plaga më e madhe që ka sot shoqëria. Dhimbja që ju ndjeni si nëna, është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Problemi qëndron që në këto vitet e fundit, emigracioni në Shqipëri është kthyer në një katastrofë kombëtare. Pse j’ua them këtë? Emigracion ka patur e do të vazhdojë të ketë gjithmonë. Edhe shoqëritë e përparuara dhe të zhvilluara, kanë emigracion. Lëvizja e njerëzve është e natyrshme. Madje ne kemi luftuar që njerëzit të kenë lirinë të lëvizin.
Por ajo që po na ndodh ne tani, nuk është emigracioni normal, është zbrazje! Është zbrazja e Shqipërisë! Pse po zbrazet Shqipëria? Brenda pyetjes që më bëre, është edhe përgjigjja: sepse nuk gjejnë kushtet për të ndërtuar jetën e tyre këtu. Çfarë kërkon rinia? Shanset për arsimim, pas arsimimit punësimin dhe pastaj lehtësira për të themeluar jetën e tyre. Sepse të rinjtë duan të themelojnë familjet e tyre, çiftet duan tё martohen, duan tё bёjnё fëmijë duan tё kanё njё banesё, duan tё kenё njё siguri pёr jetёn, duan tё kenё njё kujdes shёndetёsor nё standarde tё paktёn minimale pёr tё garantuar shёndetin e tyre dhe shёndetin e fёmijёve por po kёshtu edhe shёndetin e prindёrve. E pra tё gjitha kёto fusha njё shoqёri normale bёnë përpara.
Pёr fat tё keq nё tё gjithё këto fusha pa përjashtim këto 8 vite Shqipёria ka mbetur nё vend. Edhe nё ato fusha qё kemi qenё mё përpara se tё tjerat na e kanё kaluar fqinjët. Pse ka ndodhur kjo? Unё mund tё rri me orë e tё them pse arsyet kanё ndodhur kjo por po marr vetёm njё rast, po marr vetёm njё shembull tё cilën ju si zonja, banore tё Patosit tё qarkut tё Fierit e dini shumë qё e kanё marrё vesh e gjithё Shqipёria. Nё Europa kërkohen sot afro 500 mijë programues, ata janë gati tё paguajnë rroga, paga tё cilat nisin nё nivelin e pagesë sё njё deputeti nё Shqipëri dhe shkojnë deri nё 2000, 2500 e deri nё 3000 euro. Por qё tё ndodh kjo duhet qё qeveria tё bёjё dy gjera: e para e punës tё krijoj kushte qё investitorët tё vijnë këtu; dhe e dyta tё trajnoj rininë shqiptare qё tё jetë e gatshme pёr tu punësuar nё këto lloj punësh apo nё punë tё ngjashme me këtu. As mё shumë e as mё pak nuk ka bёrё Maqedonia e Veriut.
Ka trajnuar mijëra tё rinj nё fushën e programimit, nё fushën e industrisë automative, nё kёtё qё prodhojnë pjesë pёr makinat apo tё semikonduktorёve qё ёshtё njё fushë qё ka shumë interes industria europiane. Çfarë interesi kanё ata? Ata sjellin specialistët e tyre qё t’i trajnojnë profesionalisht tё rinjtë, hapin fabrikat e tyre këtu, në vend që t’i hapin në vende të largëta në veçanti pas pandemisë, siç është fjala bie Kina apo India, i hapin në zemër të Europës dhe arrijnë që një punë e cila kushton 3-4 fish deri në 10 fish më shumë për tu bërë në Gjermani, ta bëjnë me një kosto më të ulët në vende si tonat.
Po për ne çfarë leverdie ka? E para punës trajnojmë të rinjtë tanë, i trajnojmë në një profesion i cili ju duhet për sot dhe për mot, se ekonomia po ndryshon dhe këto janë fusha në të cilat do të ketë kërkesë për punësim në 10-15-20 vitet e ardhshme. E dyta leverdi që kemi është që bashkë me trajnimin e tyre vijnë edhe investimet. Ndërtimi i një fabrike është një mundësi për të punësuar dhjetëra, qindra njerëz dhe pas ndërtimit të kësaj fabrike bëhet punësimi, punësimi i këtyre të rinjve që janë trajnuar, të cilët nuk kanë më nevojë të shkojnë as në Gjermani, as në Itali, as në Britani, por punojnë në vendin e tyre dhe me shumë gjasa afër familjes tyre, nuk kanë nevojë të jenë të grumbulluar të gjithë në Tiranë apo në Durrës dhe gjenerojnë të ardhura, paga që janë me të vërtetë të mira, paga që sigurojnë mirëqenie. Pra ka lindur kjo mundësi, kohët ndryshojnë dhe kjo mundësi ka lindur, ku të dyja palët përfitojnë, investitorët e huaj përfitojnë sepse arrijnë të prodhojnë ato që kanë nevojë, fjala bie pjesë përbërëse të automjeteve.
Prodhohen sot në Maqedoni në këtë moment që flasim, apo programim me një kosto më të ulët se sa në vendin e tyre dhe ne përfitojmë, sepse të rinjtë tanë arsimohen dhe punësohen me paga dinjitoze. Mirëpo kjo nuk ndodh vetvetiu, që kjo të ndodh duhet shteti të luajë rolin që i takon dhe kjo është arsyeja që ne kemi punuar prej më shumë se dy vitesh me aleancën e universiteteve europiane, që të mundësojmë prej ditës së parë 20 trajnime profesionale për rininë shqiptare dhe 5 gjuhë të huaja, të gjitha këto do bëhen online, pra bëhen përmes kompjuterit, nuk ka nevojë të largohen.