ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Macron riemëron Lecornu si kryeministër francez pas ditësh trazirash 4 hours ago
Ndërsa Çmimi Nobel i shkon udhëheqëses së opozitës së Venezuelës, sa larg do të shkonte Trump për ta ndihmuar atë? 5 hours ago
Burri që dogji Kuranin fiton apel për lirinë e fjalës 5 hours ago
Vendet e mbipopulluara në radhë për vonesa në kontrollet kufitare të BE-së 6 hours ago
Si do të funksionojë sistemi i ri kufitar i BE-së? 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Masakra zgjedhore nuk na ndal, ne jemi të bashkuar dhe nuk dorëzohemi

albnews by albnews
9 June, 2021
in Albania
0
Basha: Masakra zgjedhore nuk na ndal, ne jemi të bashkuar dhe nuk dorëzohemi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari në detyrë Lulzim Basha ka zhvilluar sot takim me demokratë të Tiranës në degët 4, 5, 8 dhe 9.

Në fjalën e tij me demokratë të Njësisë 5, Basha tha se “sot ndodhem para jush në kushtet e një gare të brendshme statutore për kryetarin e Partisë Demokratike, një garë e cila po zhvillohet ndërkohë që Shqipëria po përjeton shokun dhe tronditjen e 25 prillit, e një procesi i cili në vetvete përbën hapin e fundit të regjimit për asgjësimin e demokracisë”.

RelatedPosts

Kupa e Botës 2026, Kombëtarja i jep fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë

Hysaj: Kemi ardhur për fitore në Serbi

Në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë, protestë gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor

“E keni dëgjuar besoj shprehjen “masakër zgjedhore” dhe nuk është një togfjalësh, por është përmbledhja më koncize e shtrirjes kapilare të gjithë fenomeneve katalogu i të cilave është tepër i gjatë për tu përmendur, por që përvoja juaj personale ju bën t’i veçoni ato përmes shembujve konkretë shumë më mirë sesa ç’mund të bëja unë duke i sintetizuar nga kjo foltore. Gjithsecili prej jush në këtë sallë i ka sjellë me vete shenjat e betejës që keni bërë, gjithsecili prej jush në këtë sallë e di fare mirë domethënien e dy konstatimeve kryesore të raportit fillestar të OSBE/ODIHR-it, blerjes masive të votës por akoma më keq, shkrirjes së shtetit me partinë shtet. Përdorimin e çdo hallke dhe çdo institucioni, shkeljen e çdo rregulli. Ndaj, ndonëse kjo është detyra jonë kryesore, ta denoncojmë këtë siç po bëjmë ditë për ditë para opinionit publik, ta dokumentojmë edhe përmes institucioneve të kapura të këtij shteti, ta raportojmë para aleatëve dhe miqve ndërkombëtarë”, tha ai.

Basha shtoi se “ajo që dua të them në këtë parashtrim janë tri gjëra. Së pari, aftësia juaj të dashur miq, për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë normale të cilat ndodhin në gjirin e çdo familje politike dhe çdo organizate brenda familjes politike”.

“Bashkimi i demokratëve ishte paranteza dhe themeli i një bashkimi më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në këto 30 vite dhe se kam fjalën thjeshtë për koalicionin tonë i cili me të vërtetë është më i madhi i 30 viteve. E kam fjalën për atë bashkim, për atë aleancë vlerash që krijuam me qytetarët shqiptarë i cili mori formë përmes programit tonë. Po kështu, unik për nga zgjidhjet që ofroi, cilësia e tyre, vërtetësia e tyre, realizmi i zbatimit të tyre, buronin në radhë të parë nga fakti se vinin si produkt jo vetëm i një ekipi dhe i një pune dyvjeçare, por mbi të gjitha i prekjes së problemeve derë më derë, shtëpi më shtëpi, biznes më biznes, fermë më fermë, grup interesi pas grup interesi dhe jo thjeshtë prekjes dhe njohjes së tyre që është detyra e parë e çdo organizate politike por e ndjerjes së dhimbjes dhe vuajtjeve që ky regjim ua ka shtruar në çdo sofër shqiptarëve. Dhe së treti, qëndrimi besnik ndaj vlerave tona i cili kurrë nuk ka qenë më sfidues se në këto palë zgjedhjeve. Kurrë nuk ka qenë më sfidues, thirrja, tundimi për të mos iu dorëzuar antivlerave. Dega 5, Tirana dhe e gjithë Shqipëria, demokratët dolën në këtë betejë  me njerëz të vlerave, me program, me vizion, me bashkim”, tha ai.

Po ashtu në njësitë 4 dhe 8, Basha u tha demokratëve se “aleanca jonë ishte shumë më e madhe sesa koalicioni politik dhe u shtri me të gjithë grupet e interesit, u shtri me të gjithë shoqërinë.

“Megjithatë dalja në betejë me njerëz të vlerave, me njerëz të sakrifiave, nga themeluesit qëndrestarët, e deri tek të rinjtë dhe të rejat, përballë njerëzve të korruptuar, njerëzve të lidhur me krimin do të mjaftonte. Do të mjafton programi, do të mjaftonte bashkimi dhe thellësia e këtij bashkimi, por në gjykimin tim vlera kryesore është sepse ata ku ju trokitët dhe ua hapën derën dhe na e dhanë votën, besuan sepse këtë nuk po e bënin për ne, s’po e bënin për karrigen time, s’po e bënin për karriget tuaja, por po e bënin për veten e tyre, për familjet e tyre, po e bënin për shqiptarët, po e bënin për Shqipërinë dhe ky besim nuk zbriti nga qielli. Dy vjet më parë flaka e shpresës për demokraci dhe për ndryshim në Shqipëri, në Tiranë, në lagjet e vjetra të këtij qyteti pothuajse ishte venitur, madje fikur. Ne ditëm ta ndezim këtë flakë duke i provuar jo thjeshtë me fjalë, por me vepra, madje me sakrifica personale, se partia demokratike ka mbetur ajo që ka lindur, ka mbetur forca politike, familja politike që lufton jo për veten e saj, jo për kolltuqet e saj, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët, të tillë kemi lindur me misionin për të sjellë demokracinë duke rrëzuar komunizmin, përmes sakrificave dhe punës vetëmohuese”, tha ai./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Macron riemëron Lecornu si kryeministër francez pas ditësh trazirash

Macron riemëron Lecornu si kryeministër francez pas ditësh trazirash

10 October, 2025
Ndërsa Çmimi Nobel i shkon udhëheqëses së opozitës së Venezuelës, sa larg do të shkonte Trump për ta ndihmuar atë?

Ndërsa Çmimi Nobel i shkon udhëheqëses së opozitës së Venezuelës, sa larg do të shkonte Trump për ta ndihmuar atë?

10 October, 2025
Burri që dogji Kuranin fiton apel për lirinë e fjalës

Burri që dogji Kuranin fiton apel për lirinë e fjalës

10 October, 2025
Vendet e mbipopulluara në radhë për vonesa në kontrollet kufitare të BE-së

Vendet e mbipopulluara në radhë për vonesa në kontrollet kufitare të BE-së

10 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result