Shkarkimi i Metës, Braimllari: Rama me dallkaukët do që heqë vëmendjen nga masakra e 25 prillit

albnews
By
1 Min Read

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Endrit Braimllari, përmes një statusi në Facebook duke iu referuar shkarkimit të presidentit Meta, shkruan se parlamenti do të heqë vëmendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

Sipas Braimallarit, kryeministri Edi Rama për ketë është i gatshëm që të përdorë çdo dallkauk për tu bërë noter i çmendurisë së tij.

Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetëm një qellim te heqë vëmendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe për ketë është i gatshëm te përdori çdo dallkauk për tu bere noter i çmendurie se Edi Ramës. Banditet qe vodhën dhe shkatërruan zgjedhjet sot bëjnë moral. Ato kane vetëm një shqetësim sesi te shmangin vëmendje nga tjetërsimi i vullnetit te qytetareve me 25 prill”, thekson Braimallari.

Share This Article