Basha në Durrës: Rritje e numrit të inxhinierëve vlerësues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej komplekseve më të mëdha të dëmtuar, por që akoma nuk ka një vlerësim përfundimtar, nëse duhet shembur apo jo.

Në kompleksin 12 katësh jetojnë rreth 1 mijë banorë.  Duke iu përgjigjur kërkesës së tyre për ndihmë, Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues.

“Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të çertifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”, thanë banorët

“Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju” iu përgjigj Basha banorëve.

Share This Article