Basha pin kafe në Elbasan me kandidatët e PD-së për deputetë

albnews
By
1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Elbasan për të ndjekur procesin e votimit në këtë qytet.

Teksa përshkoi me këmbë qendrën e Elbasanit, Basha përcolli këtë mesazh për gazetarët.

“Për një të ardhme të ndritur për Elbasanin. Dimrit po i vjen fundit,  vera po vjen. Çdo qytetar në kutitë e votimit”, tha Basha.

Më pas Basha i shoqëruar dhe nga kandidatët  për deputetë në Elbasan, Gazment Bardhi dhe Flutura Açka është ulur në një lokal te kalaja për të konsumuar një kafe së bashku.

Share This Article