Basha: Të shpallet gjendja e së fatkeqësisë natyrore edhe në bashkinë e Laçit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Laç.

Siç njofton PD, kryetari Basha ndodhet ne Laç, ku ka me qindra banesa të dëmtuara rëndë nga tërmeti. Pranë gjimnazit të qytetit janë ngritur disa çadra, por janë të pamjaftueshme.

Banorët i kanë treguar Bashës se nuk kanë vëmendjen e autoriteteve për të vlerësuar sigurinë e banesave. Nuk ka shkuar asnjë specialist për t’i parë ato, megjithëse ka shumë ankesa në Bashki.

Basha kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe në Bashkinë e Laçit, përveç Qarkut të Tiranës dhe Durrësit.

Share This Article