Basha viziton Vlorën, fton për protestën e 16 shkurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në turin e tij për të vizituar qytetet e Shqipërisë, para protestës së 16 shkurtit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha sot ka qëndruar në qytetin e Vlorës.

Basha ka takuar biznismenë, studentë e qytetarë. Ai u ka premtuar biznismenëve se me qeverisjen e tij do të kenë kushte më të mira punë, fitime më të mëdha dhe vende pune për të papunësuarit.

Basha duke i ftuar për protestë, tha se 15-mijë të rinjë të Vlorës, janë larguar nga vendi në dy vitet e fundit, për shkak të papunësisë.

Ndërsa studnentëve u ka premtuar mundësi studimi edhe për shtresat që nuk kanë kushte të paguajnë studimet, duke krijuar një barazi sociale.

Ai po ashtu ka premtuar rritje të pensioneve dhe kushte më të mira për shëndetësi, raporton Alb Uk Tv.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply