Basha: Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë

albnews
By
1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha i ftuar mbrëmë në emisionin “Tempora”, u shpreh i prerë se zgjedhje lokale në 30 qershor nuk do të ketë.

“Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet, zgjedhje në 30 qershor nuk ka për të pasur. Zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur, data e zgjedhjeve do të shtyhet. Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës ekuatoriale apo republikave ish-sovjetike. Pa u ndëshkuar krimi elektoral duke filluar me Dibrën në 2016, pa u ndëshkuar përgjegjësit e krimit elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Derisa nuk garantohet nuk mund të ketë zgjedhje fallco”, tha Basha.

Share This Article