Bayern Mynih pëson humbjen më të rëndë në 43 vitet e fundit

albnews
By
1 Min Read

Borussia Mönchengladbach shënoi fitore ndaj Bayern Mynihut me rezultatin 5-0 në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë.

Borussia Mönchengladbach, me golat e Kones në minutë e 2-të, e Bensebainit në minutat 15 dhe 21 dhe Embolosë në minutat 51 dhe 58, u kualifikua në raundin e 1/16.

Kampioni i nëntë viteve të fundit i Bundesligës, Bayerni me këtë rezultat pësoi humbjen më të rëndë që nga 9 dhjetori i vitit 1978 kur humbi nga Fortuna Düsseldorf 7-1. 

Share This Article