Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi si në ’91 për të përmbysur narkoshtetin e Edi Ramës

albnews
By
2 Min Read

Ish-Kryeministri Sali Berisha në takimin e radhës që po mban me demokratët në Kamzë është shprehur se ‘Foltorja’ ka tmerruar neomenklaturën e narkoshtetit.

Ai  thotë do ta ngrenë fuqishëm PD, teksa shton se do ruajnë partneritetin me SHBA dhe Be.

Sali Berisha: Foltorja ka tmerruar neomenklaturën e narkoshtetit, bëjnë gjithçka për ta etiketuar. Një qytetar nga minoriteti më shkruan një mesash,” Zoti Berisha këtyre që na vendosin etiketa për ‘Foltoren” do u thuash që ne që mblidhemi jemi burra dhe gra të djersës së Ballit. PD që Edi Rama vendosi ta konfiskojë PD e ta shtojë në një shtojcë të partisë së tij, do ta ngremë më fuqishëm si kurrë në opozitë. Sovranitetin e partisë nuk di e prek kush. Ne do qëndrojmë partner të denjë të SHBA, të BE do qëndrojmë besnikë të vokacionit perëndimor të Kombit shqiptar. Jemi historia e Shqipërisë së lirë.

Po ashtu ai u ka përcjellë edhe një mesazh personave që hezitojnë t’i bashkohen “Foltores”. Duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Kryedemokratin Lulzim Basha, lideri historik i PD shprehet se një opozitë që vendimet e së cilës ja marrin të tjerët nuk vjen kurrë në pushtet.

Sali BerishaDy fjalë për ata që hezitojnë të bashkohen me ne: Një opozitë e vërtetë është jetike për demokracinë dhe Shqipërinë, një opozitë që vendimet e së cilës ja marrin të tjerët nuk vjen kurrë në pushtet. Me Kuvendin kërkojmë të rikthejmë vlerat. Do sjellim sërish votën e lirë. Kemi sjellë dinjitetin njerëzor, njeriu i lirë është fëmija e natyrës.  Do jeni ju që do përcaktoni renditjen e deputetëve, këshilltarëve, dhe kryetarin.

Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të bëhen bashkë si para 30 vitesh dhe të rrëzojnë Edi Ramën.

Sali BerishaMotoja jonë është qytetarë të ndershëm, njerëz të punës dhe djersës ballit, njerëz të lirë, të bashkohemi si në ’91 për të përmbysur narkoshtetin e Edi Ramës dhe veglave të tij për të hapur rrugën e zhvillimit.

Share This Article