Biden shpall zyrtarisht kandidaturën për një mandat të dytë si President

albnews
By
1 Min Read

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Biden.

“Çdo brez ka një moment kur duhet të ngrihet për demokracinë. Për të mbrojtur liritë e tyre themelore. Kjo është arsyeja pse unë jam duke kandiduar për rizgjedhje si President i Shteteve të Bashkuara. Bashkohuni me ne”, ka shkruar Biden në një postim në Facebook.

Përballë tij mund të jenë ish-presidenti i shumëpërfolur, Donald Trump apo guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=621319949540592
Share This Article