Kryeministri Boris Johnson tha se ai mendon se maskat e fytyrës “kanë një vlerë të madhe në hapësira të mbyllura” dhe se qeveria do të shikojë “mjetet e zbatimit” brenda ditëve të ardhshme.
Ka pasur thirrje që maksat e fytyrës të bëhen të detyrueshme nëpër dyqane në Angli dhe Kryeministri tha se muajt e fundit “vlerësimi shkencor” i mbajtjes së tyre “është në rritje”.
Johnson tha në dyqane “është shumë e rëndësishme të mbash maskë në fytyrë”, duke shtuar se “ne duhet ta bëjmë atë”.
Por, ai nuk njoftoi ndonjë detyrim për ta bërë këtë. Ai tha se qeveria do të shikojë udhëzimet e saj dhe “do të thotë më shumë brenda ditëve të ardhshme”./BBC