Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është pranuar në spital dhjetë ditë pasi doli pozitiv me virusin Covid-19.
Johnson që ende po vuan nga simptomat e sëmundjes dhe do të kalojë nëpër disa teste tjera, si formë e parandalimit dhe kujdesit.
“Me këshillë të mjekut të tij, kryeministri është dërguar në spital për teste tjera. Ky është një hap parandalues, derisa kryeministri vazhdon të ketë simptoma edhe dhejtë ditë pasi është testuar pozitiv me virus”, thotë zëdhënësi i kryeministrisë ndërsa nuk ka dhënë informacione të tjera, transmeton Albuk Tv.