Britania bën thirrje për armëpushim urgjent në Gaza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Përveç mbrojtjes së civilëve dhe dërgimit të ndihmave humanitare të pakufizuara në Gaza, nevojitet një rrugë drejt zgjidhjes me dy shtete midis Palestinës dhe Izraelit”, tha Lammy

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, i cili është nën sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Lammy bëri një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale lidhur me takimet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kryeministrin palestinez, Mohammed Mustafa.

Duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, e cila është nën sulmin izraelit, Lammy deklaroi se të burgosurit izraelitë duhet të lirohen.

Lammy theksoi se përveç mbrojtjes së civilëve dhe dërgimit të ndihmave humanitare të pakufizuara në Gaza, nevojitet një rrugë drejt zgjidhjes me dy shtete midis Palestinës dhe Izraelit.

Share This Article