Britania e Madhe/Ulet niveli i alarmit nga infeksioni i Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Niveli i alarmit Covid në Mbretërinë e Bashkuar është ulur nga niveli 4 në 3.

Media lokale raportoi, duke specifikuar që indikacioni u dha nga autoritetet mjekësore të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore.

Niveli 4 paraqet një rritje të transmetimit të infeksionit. Me nivelin 3 virusi konsiderohet thjesht në “qarkullim” dhe mund të ketë një heqje graduale të kufizimeve.

Niveli 5 është më i larti dhe kjo është ajo që çoi Britaninë e Madhe në bllokim.

Deri tani në vend janë raportuar rreth 302 mijë raste infeksioni dhe 42 373 viktima që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi.

Share This Article