Britania nxjerr legjislacionin e ri për drejtimin e klubeve

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëteria e Bashkuar ka nxjerrë një legjislacion të ri, të rreptë, për klubet angleze të futbollit. Ligji ka të bëjë edhe me personat që blejnë klubet, por edhe mënyrën se si do i drejtojnë ato.

Rregullatori i ri i pavarur gjithashtu mund t’i hedh në erë planet e një Super League Evropiane një herë e përgjithmonë.

E ashtuquajtura “Letra e Bardhë e Futbollit” ende nuk është publikuar, por thuhet se është parë paraprakisht nga gazeta “The Sun” dhe do të shkaktojë një ndryshim i madh në mënyrën se si blihen dhe menaxhohen klubet.

Rregullat e reja do të zbatojnë rregulla më të ashpra se kush mund të zotërojë klube futbolli dhe do të sigurojë që vetëm “kujdestarët e përshtatshëm” mund të marrin përsipër klube.

Është një përpjekje për të parandaluar multimilionerët të cilët nuk mund të provojnë burimin e pasurisë së tyre dhe që e kanë ndërtuar pasurinë e tyre në mënyrë legjitime.

“The Sun” gjithashtu raporton se legjislacioni do t’i ndalojë “klubet e pangopura” të bashkohen në garat e shkëputura si Super League Evropiane.

Planet e Super League u shfaqën fillimisht në vitin 2021 me disa klube të mëdha të Premier League të përfshira, por ata dhe gjigantë të tjerë kryesorë evropianë u tërhoqën pas protestave të përhapura.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë ndër klubet elitare evropiane që ende dëshirojnë të ringjallin planet. Reforma do të ndalojë gjithashtu pronarët e klubeve që të ndryshojnë fanellat dhe logot.

“Letra e Bardhë” gjithashtu do t’u japë tifozëve më shumë peshë për mënyrën se si drejtohen klubet.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ketë fuqinë për të ndërhyrë nëse liga angleze e futbollit nuk është e kënaqur me sasinë e të ardhurave nga të drejtat televizive.

Kuptohet që EFL dhe klubet e saj mbeten të frustruar nga mungesa e progresit në bisedimet me Premier League për një “marrëveshje të re për futbollin”.

Ndërkohë, të gjitha klubet në top pesë ligat e futbollit anglez do të duhet të fitojnë një licencë të re për të luajtur sipas propozimeve.

Pretendohet se “Letra e Bardhë” do të nënshkruhet nga Kabineti së shpejti, me synimin që të vendosen rregulloret e reja për sezonin 2024-25.

Kujtojmë që Premier League është cilësuar si një nga motorët pozitiv të ekonomisë së Britanisë së Madhe. Kontributi i ligës sipas raportit të “EY” në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar për sezonin 2019-20 ishte në shifrën e 7.6 miliardë paundësh.

Share This Article