Britanikët po ndihen gjithnjë e më të pafuqishëm të ndalojnë gomonet nga Franca drejt brigjeve të tyre.
Edhe pse më të pakta në numër se një vit më parë, janë më të mëdha si kapacitete, pasi nga 50, marrin 70 emigrantë në secilën, dhe numri i të ardhurve është vetëm disa mijëra vetë më pak.
Ata i kanë paguar Francës 480 milionë sterlina marsin e kaluar, dhe ndihen të zhgënjyer dhe të tallur. Gjysmë miliardë sterlinat, të cilat po kërkohen mbrapsht, por edhe pa ato gjendja mund të jetë më e keqe, kanë prodhuar më pak se 50 përqind kalime më pak me gomone, e thënë ndryshe nga 860 gomone një vit më parë, 510 këtë vit. Ose 20 mijë e 200 te ardhur deri vjet në këtë kohë, me mbi 17 mijë deri më tani, e në rritje.
Gjithçka duket si oksimorone, në qasjen franceze, e cila paguhet për të tolerur ose dështuar. Francës i pakësohet numri i emigrantëve në territorin e saj me vazhdimin e kalimeve ilegale në La Mansh, ndërkohë që marshimi emigrator nga Mesdheu drejt Evropës veriore vazhdon, ndërsa britanikët nuk kanë shans sidomos, pas Brexit dhe daljes nga BE, që të kthejnë ndonjë emigrant të paligjshëm në Francë apo nëkontinentin evropian, pasi BE është kundër dhe s’ka interes për një gjë të tillë.
Ruanda vazhdon në gjendje kome ligjore, dhe Shqipëria mbetet i vetmi vend ku britanikët mund të kthejnë shqiptarët e ardhur. Ndërsa për kombësitë e tjera thuajse asnjë shans edhe për disa kohë në rastin me të mirë. Numri i shqiptarëve të ardhur me gomone është padyshim me i pakët në krahasim me një vit më parë. E nëse kjo është nga frika e kthimit të menjëhershëm apo ata kanë gjetur rrugë të reja si nga Spanja për të mos rënë në duart e autoriteteve britanike, këtë vetëm zyrtarët e Home Office do duhet ta dinë.
Britania vetëm sa vjen e e mbushet me të huaj, të cilet nuk di se si ti integrojë si duhet në rrethanet e reja, apo t’i kthej mbrapsht nga kanë ardhur, dhe kjo një vit para zgjedhje të reja nuk është ogur i mirë për këtë qeveri që ka 13 vjet në pushtet, e cila fajësohet se ka dështuar në politikën e emigracionit, si shumë të tjera para saj, në fakt.