Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmrit Bushati deklaroi se vendi ynë mori masa të shpejta për t’u përballur me pandeminë globale të COVID-19.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, Bushati komentoi edhe ndryshimet në Kodin Penal, që përfshijnë ndëshkime për ata që thyejnë masat e vendosura në këto kohë izolimi për vendin.
Ai tha se ndryshimet e kodit penal ndodhin një herë në dekadë, por në kushte të tilla, sipas tij për këto ndryshime u arrit një bashkëpunim politik dhe institucional. Mes të tjerash ai tha se shpreson që tashmë këto ndryshime të gjejnë zbatim aq më tepër nga institucionet.
“BalkanWeb” zbardh pjesë nga intervista e Bushatit me gazetaren Nisida Tufa.
Çfarë mendimi keni për këtë situatë që po kalon vendi?
këtë situatë mund të ndajmë në dy faza, një shok për të gjitha vendet, jo vetëm për Shqipërinë. Për herë të përa për COVID është folur në konferencën e Munihut. Ishte një nga temat që nuk kishte interes nga zyrtarë të lartë të perëndimit. Për pasojë Shqipëria nuk përbën ndryshim. Ne kemi bashkëpunim dhe me Italinë, se ndajmë detin Adriatik dhe Jon, ndaj dhe vendi ynë mori masa të shpejta. Tashmë duhet të merren me vendim që janë më të vështira, pasi duhet të dalim gradualisht nga sistemi i karantinimit dhe duhet të mendojmë për pasojat e kësaj krize.
Kuvendi miratoi dhe ndryshimet që janë bërë për Kodin Penal, duke parashikuar masat deri në heqje lirie. A ishin të nevojshme këto masa?
Kodi penal është nga ato ligje që amendohen, apo ndryshohen një herë në disa dekada. Në një kohë të zakonshme, i gjithë diskutimi në kodin penal apo civil, duhet të jetë i kujdesshëm dhe procesi duhet të zhvillohet në konsultë. Por ne jemi në një situatë pandemie, të paprecedentë. Është për t’u theksuar se propozimet, u arrit një bashkëpunim politik dhe institucional.
Ndaj është momenti që institucionet tona duhet të tregojnë kapacitet për të zbatuar kodin. Është me rëndësi që në këtë kontekst, që të kemi dhe aspektin edukativ të kësaj situate. Jo thjesht rregullat që publikoi këshilli i Evropës, për mënyrën se si të sillen shtetet, kjo nuk bëhet vetëm me ligje dhe akte, por dhe përmes edukimit. Sot u bëmë dëshmitarë të ushtrimit apo të manifestimit të një qytetarie nga një brez i moshuar, që është rritur në diktaturë. Është detyra jonë që për brezin tjetër, të punojmë më tepër. Kemi të bëjmë me një krizë sanitare dhe jo me luftë. Duhet të kemi instrumentet e duhura. Duhet të sigurojmë siguri të plotë.
Cila masë është e ekzagjeruar sipas jush? Nëse ka një të tillë për ju
Bota sot, vendet evropiane po ndahen në dy kategori. Në rast se vendet tona do të shkojnë drejt përmirësimit të demokracisë liberale, që e kemi zgjedhur që në 90 dhe se kemi ndërtuar ende. Dhe vendet që kanë kaluar në masa ekstreme që kanë synuar për të asfiksuar jetën politike në vend dhe lirinë e mediave.
Kemi vend lider si gjermania, që vendosi se e drejta e protestës është e lejuar dhe në këtë situatë. Nuk jam ekspert që të jap sugjerime se cila prej masave ishte më e mirë dhe e ekzagjeruar. Është betejë psikologjike. Le të mos të bëjmë grindavecin për këto elemente. Të fokusohemi tek pylli dhe jo tek një pemë e veçantë. Shpresojmë që testimet të vinë duke u shtuar dhe të kemi shtim të punës për gjurmimin e epidemisë. Sidomos në qendra të caktuara vlerësohen ritet e dikurshme, apo në qendrat e punës. Shpresoj që një gjë e tillë të shoqërohen me investime.
Ç’mund të na thoni në lidhje me riatdhesimet. A u mor me vonesë ky vendim?
Për çdo gjë ka vend për përmirësim dhe për çdo gjë mund të thuhej se mund të bëhej më mirë dhe më shpejt. Në ministrinë e jashtme ka një protokoll që ndiqet për shtetasit tanë që dëshirojnë të kthehen në atdhe. Më është dhënë rasti për situata të tilla. Por këto kanë qenë disa herë më të vogla sesa ato që përballemi sot. Unë e kam ngritur disa herë zërin për këtë çështje, për të shmangur amullinë, stresin, që në disa raste kaluar bashkatdhetarët tanë në kufirin me Greqinë dhe Malin e Zi. Duhet të përqendroheshim tek ata që janë të bllokuar, tek studentët më pas tek njerëzit e tjerë, që përsa kohë kanë shtetësinë shqiptare, kanë të drejtën të rikthehen në Shqipëri. Janë bërë përçapje dhe përpjekje për të testuar sisteme nga më të ndryshmet.