Ministria e Brendshme e konsideroi një dëbim rutinë atë të mësuesit turk Harun Çelik natën e 1 janarit të këtij viti, por ndryshe mendon ministri i Jashtë i Turqisë.
Në konferencën e sotme për shtyp, ministri Mevlut Ccavusoglu falenderoi publikisht Shqipërinë për “veprimet pozitive të kohëve të fundit” në drejtim të deportimit të gylenistëve.
Me këtë deklaratë, ministri i Jashtëm i Turqisë nxorri zbuluar shtetin shqiptar duke bërë me dije se dëbimi i Harun Ccelikut nuk ishte edhe aq rutinë, por “një premtim i mbajtur nga Shqipëria në drejtim të Turqisë” në lidhje me gylenistët.
“Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim të vijojmë më tej” , – tha më tej Çavusoglu.
Disa ditë më parë në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e cilësoi dëbimin e Harun Çelikut si një veprim krejtësisht administrativ ndaj një personi që kishte përdunduar dënimin për shkeljen e kryer këtu, i cili dërgohet më pas në vendin e tij.
“Ka me mijëra qytetarë shqiptarë që dëbohen nga vende të BE, ku në 2018 janë dëbuar 9 900 persona. Në vitin 2019 janë dëbuar 7150 shqiptarë nga vende të ndryshme të BE.
Nga të gjithë këto mijëra numra një shtetas turk, po merr gjithë vemendjen tonë. Nuk ka nevojë ti jepet status politik, sepse është proces administrativ, ndaj si i tillë ju mund të kishit iniciuar hetim administrativ, që kjo çështë të mos marrë dimension politik”, tha Lleshaj në Kuvend.
Në lidhje me dëbimin e Harun Ccelik reaguan mjaft institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe eurodeputetë, të cilët e konsideruan një shkelje të të drejtave të njeriut, gjë që rrezikon rrugën integruese të Shqipërisë në BE.