Celina për anglezët: Futbolli bashkon Kosovën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Swansea Cityt ishte dyvjeçar kur iku për në Norvegji, me nënën Mimozën dhe vëllanë Behajdinin, në dimër të vitit 1998, kur u bë e qartë se lufta civile është e paevitueshme, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne u larguam pasi ishim të frikësuar për shkak të asaj që do të ndodhë”, ka thënë Celina.

“Babai im Eduari u desh të priste disa javë para se të na bashkohej dhe nuk u kthyem për gati dhjetë vjet pasi nuk mund të merrnim pasaportat apo vizat. Mendoj se isha me fat pasi isha tepër i vogël për të kuptuar. Nëna dhe babai im u desh të linin familjet e tyre pas. Unë isha tepër i ri, kështu që nuk më lëndoi. Por nënës dhe babait tim u dhembte shumë. Ne ende kemi një familje të madhe në Kosovë dhe tash mund t’i vizitoj ata kur luaj për përfaqësuesen e Kosovës. Më përkrahin mua dhe unë gjithmonë mundohem të përkrahi ata në çfarëdo mënyre që të mundem. Ata të gjithë do të jenë duke shikuar kur të luajmë me Anglinë. Në fakt, çdo kosovar do të jetë duke shikuar. Asnjëri nuk dëshiron të humbasë këtë ndeshje, veçanërisht miliona shqiptarë të Kosovës që jetojnë në të gjithë botën, pasi kanë ikur nga lufta siç kemi bërë ne”.

Federata e Futbollit e Anglisë (FA) ka vendosur që ndeshja e së martës mbrëma të luhet në stadiumin “St Mary’s” në Southampton e jo në Wembley.

Por, për Kosovën, një shtet i pranuar nga FIFA tre vjet më parë, është një ndeshje që tashmë shikohet në kontekstin historik.

Share This Article