Çfarë i ndodhi Pep Guardiola-s? U shfaq me shenja në fytyrë pas ndeshjes

albnews
By
1 Min Read

Manchester City u trondit mbrëmjen e djeshme në Champions pasi teksa po udhëhiqte me shifrat 0-3, Feyenoord barazoi ndeshjen duke shënuar 3 gola në minutat e fundit.

Pas përfundimit të sfidës, trajneri Pep Guardiola u shfaq para mediave dhe vëmendjen e morën menjëherë gërvishtjet në fytyrën dhe kokën e tij.

Gazetarët e pyetën se çfarë kishte ndodhur dhe ai u përgjigj se: “E bëra me gishtin tim, me thoin tim”.

Kur e pyetën për arsyen, Guardiola duke qeshur tha: “Doja të lëndoja veten”.

Ndërkohë kujtojmë se Manchester City është bërë skuadra e parë në historinë e Championsit që kryeson me tre gola në minutën e 75-të dhe nuk arrin të sigurojë fitoren.

Share This Article