Cikalleshi shënon dy gola

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sokol Cikalleshi është në momentet më të mira të karrierës.

Pas dy golave me Kombëtaren shqiptare ndaj Francës dhe Islandës, sulmuesi realizoi edhe dy herë të tjera, ndaj Menemen dhe Hataisport, në ligën e dytë turke.

Ndërsa sot, Cikalleshi ka shënuar edhe dy herë të tjera, në sfidën që luhet për javën e 6-të në Turqi, transmeton kp.

Në transfertë ndaj Karagumruk, Akhisari zhbllokoi shifrat në minutën 18-të me Celenk, ndërkohë që në minutat 22 dhe 29, ishte radha e bomberit shqiptar, për të shënuar dy herë, e për të vendosur në “kasafortë” fitoren e ekipit të tij.

Share This Article