Conte e sheh shumë të vështirë ndeshjen ndaj Sevillës

albnews
By
1 Min Read

Antonio Conte e sheh shumë të vështirë përballjen ndaj Sevillës në Ligën e Evropës, derisa ka theksuar se do ta dëshmojnë në fushë se janë më të mirë.

Interi e Sevilla do të përballen të premten nga ora 21:00 në finale të Ligës së Evropës, me klubin spanjoll si një nga ekipet më me përvojë në këtë garë.

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Po luajmë kundër ekipit më me përvojë dhe që ka fituar shumicën e titujve në dekadën e fundit në këtë garë”, ka thënë Conte për UEFA.com. “Duhet ta dëshmojmë në fushë se ne jemi më të mirë, nëse e duam këtë trofe”.

Share This Article