Angli- Media prestigjoze BBC ka publikuar së fundmi një shkrim të autorit Guy De Launey, në të cilin ngrihet shqetësimi, se masat e reja të marra nga qeveritë për situatën e krijuar nga COVID-19, mund të kërcënojë demokracinë dhe të drejtat themelore. Në shkrim, theksohet se disa drejtues dhe parti po përdorin pandeminë, si një justifikim për të forcuar kontrollin mbi vendet e tyre. De Launey tregon se çfarë po ndodh në Hungari, pasi atje opozita hedh akuza mbi qeverinë, se po e vendos demokracinë hungareze ‘në karantinë.’
Pjesë nga shkrimi:
13 vende anëtare të BE-së kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuar për përdorimin e masave të urgjencës për të trajtuar shpërthimin e koronavirusit. Ata thanë se ishte e ligjshme të përdoren “masa të jashtëzakonshme”, por disa fuqi mund të kërcënojnë “demokracinë dhe të drejtat themelore”. Shtetet e tjera po shqyrtojnë masa të ngjashme. Evropa është goditur më shumë nga pandemia e koronavirusit, me më shumë se 30,000 vdekje. Në Spanjë janë shënuar 10,000 vdekje ndësra në Itali më shumë se 13,000, dhe numrat po rriten në të gjithë kontinentin. Qeveritë në të gjithë kontinentin kanë vendosur kufizime të mëdha për lëvizjen në përpjekje për të penguar përhapjen e virusit. Por eksizton frika se disa drejtues dhe parti po përdorin pandeminë si një justifikim për të forcuar kontrollin mbi vendet e tyre.
Çfarë thonë qeveritë?
Deklarata u lëshua të mërkurën nga Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia. Ministri i jashtëm holandez Stef Blok tha: “Sundimi i ligjit, demokracia dhe të drejtat themelore duhet të mbeten parime të forta të shoqërive tona, edhe në kohën e koronavirusit gjithashtu”. Megjithëse askush nuk përmendet në mënyrë specifike, reagimi vetëm dy ditë pasi parlamenti i Hungarisë i dha qeverisë kompetencat për të qeverisur me dekret. Ligji nuk ka afat kohor. Orban u zotua të përdorë fuqitë e tij të reja “proporcionalisht dhe racionalisht”, por lideri i partisë opozitare Peter Jakab tha që kjo e vendos demokracinë hungareze në karantinë. Më shumë se 100,000 njerëz nënshkruan një peticion kundër masave para se të kalonin. Por partia e krahut të djathtë, e Orban, ka një shumicë të fortë, dhe sondazhet sugjerojnë që publiku të mbështesë me masë të madhe këtë veprim.
Masat e emergjencës kanë bërë që të bien këmbanat e alarmit në vendet ku njerëzit mund ta kujtojnë autoritarizmin shumë mirë. Serbia ka rrëshqitur në Indeksin e Lirisë së Medias në vitet e fundit- dhe organizatat e gazetarëve kanë paralajmëruar se kriza aktuale po i bën gjërat më keq. Qeveria vendosi se vetëm shtabi i krizës, i drejtuar nga kryeministrja Ana Brnabiç, duhet të bëjë lajmërime për koronavirusin- duke paralajmëruar për pasoja ligjore. Një organizatë e gazetarëve tha se kjo ishte e barabartë me censurën- dhe mund të çonte në burg njerëzit për raportime të pavarura. Dhe në të vërtetë, menjëherë pas kësaj, policia arrestoi një gazetare që raportoi për kushtet spitalore në veri të Serbisë. Zonja Brnabiç tani ka premtuar se do të tërheqë vendimin dhe ka kërkuar falje për atë që ajo e quajti ‘marrëzi’. Qeveria e Sllovenisë e gjeti veten po ashtu duke bërë hapa pas. Qeveria e zgjedhur së fundmi e kryeministrit të djathtë, Janez Jansa dëshironte që t’i jepte autorizm policisë për të gjurmuar telefonatat, për të përdorur njohjen e fytyrës dhe për të hyrë në banesa. Por ai u detyra të tërhiqet nga këto plane pasi Komisioneri i Informacionit paralajmëroi se Sllovenia do bëhet një shtet policor nëse ky plan shkon përpara.
Por, Shqipëria ka marrë disa nga masat e emergjencës më të rrepta në Europë. Ato përfshijnë një shtetrrethim 16-orësh gjatë ditëve të javës, dhe një mbyllje prej 40 orësh gjatë fundjavave. Kufizimet duhet të hiqeshin sot,(më 3 prill). Por, qeveria ka njoftuar se ato do të mbeten në fuqi (aket normative), derisa të përfundojë kriza e koronavirusit.
J.V/Dosja.al