Darka lamtumire e Mogherinit mund t’i bëjë bashkë liderët e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën

albnews
By
1 Min Read

Ditën e fundit të detyrë së saj, shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, do t’i mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Bruksel, më 29 tetor.

Shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do t’i mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Bruksel.

Raportohet se Mogherini do të organizojë një darkë pune më 29 tetor ku të ftuar do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Darka e punës do të organizohet në Bruksel kurse pjesëmarrës do të jetë të gjithë gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Mogherini, i ka ftuar liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar së bashku në një tryezë të përbashkët në Bruksel.

Share This Article