ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 9 hours ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 9 hours ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 9 hours ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 9 hours ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dasho: Fushata e vaksinimit në Shqipëri, shërbimi më i keq që iu bë shqiptarëve

albnews by albnews
30 January, 2021
in Albania
0
Trajtimi me plazmë, Dasho: S’ka garanci për efektin real që do ketë në shërimin e Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kritik për mënyrën si qeveria menaxhoi krizën e pandemisë, mjeku Erion Dasho e quan fushatën e vaksnimit një fushatë propagandistike.

“Kjo fushatë nuk ngjan aspak me një fushatë vaksinimi. Ngjan me një fushatë propagandistike, sepse po të ishte fushatë serioze do të ishin marrë masat që për të gjithë personat që kishin marrë dozën e parë do të administrohej dhe doza e dytë.

Kryeministri, mjekët, infermierët dhe të gjithë kolegët e tjerë të vaksinuar deri tani kanë një mbrojtje të pjesshme në raport me Sars – Cov 2 dhe duhej që sa më parë të merren masa që këtyre të administrohej dhe doza e dytë” thotë Dasho në një intervistë për Ora News.

RelatedPosts

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

A duhej siguruar patjetër doza e dytë për ata që kanë marrë dozën e parë të vaksinës?

Erion Dasho për Ora News: “Ju thoni se ka nisur vaksinimi por për mua nuk është nisje vaksinimi. Ishte një sasi vaksnimi e cila nuk u morr vesh si erdhi. Ky ishte një shërbim shumë i keq që iu bë shëndetit të qytetarëve. Nuk mund të stimulosh teori konspirative në këtë terren covidi. Boll teori konspirative ka por të shtosh dhe ardhjen e vaksinave në mënyrë të çuditshme ishte shërbim shumë i keq. Mënyra si është ndjekur vaksinimi ishte tendencë propogande.

Protokolli i vaksnimit parashikon administrimin e dozës së dytë, brenda 3 javëve nga administrimi i dozës së parë. Pasi kalon administrimi i dozës së dytë, personi arrin mbrojtje ndaj virusit diku mbi 95 %. Ky është protokolli standard që mesaduket do ta kenë shumë të vështirë të zbatohet në Shqipëri.

Megjithatë doza e dytë mund të administrohet edhe brenda 8 javëve të para duke dhënë të njëjtën shkallë mbrojtjeje, por ana negative e kësaj është se personat që e kanë marrë dozën e parë dhe nuk marrin dozën e dytë nuk kanë mbrojtjen e mjaftueshme ndaj virusit.  Kjo do të thotë që ato janë të rrezikuar ndaj virusit.

Mjeku Dasho rendit dhe problematikat e menaxhimit të pandemisë nga qeveria dhe ministria e brendshme

Erion Dasho për Ora News: “Shqipëria i ka pasur mundësitë të menaxhonte shumë më mirë krizën e pandemisë. Më ka bërë përshtypje rezistenca nga ana e ministrisë së Shëndetësisë e qeverisë për të ndjekur rekomandimet e OBSH-së.

Që në fillim dhe vijojmë të kemi problemin e testimit të vogël. Me një kryeneçësi ministria vijon të kryejë pak teste. Edhe sot e kësaj dite numri i rasteve që testohen në raport me ata që dalin pozitive është mbi 25% shumë i lartë. Ne duhet të kryejmë 2-3 herë më shumë. Për mendimin tim testimi është i dështuar.

Gjurmimi i personave asnjëherë nuk u bë me metoda moderne.

Mjeku i familjes dhe spitalet rajonale u lanë jashtë vëmendjes dhe u vendos theksi në mënyrë të pakuptimtë tek 4 spitale. Duheshin të gjithë hallkat që të angazhoheshin.

Do të kishim më pak përhapje të sëmundjes. Do të kishim raste që kalonjnë më shpejt dhe më pak humbje jete. Shifra 6 mijë vdekje që u raportua nga media prë vitin e kaluar ëstë një faturë jetësh njerëzore shumë e rëndë që diuhej të ishte shmangur dhe ishin të gjitha mundësitë të shmangeshin”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result