Dega e LDK-së në Britani shtron iftar me rastin e muajit të Ramazanit

 458 total views,  1 views today

Dega e LDK-së, në Mbretëri të Bashkuar, ka shtruar iftar për nder të muajit të shenjtë të ramazanit. Ku morën pjesë, imami i komunitetit shqiptar, Mehmet Stublla, avokati i shquar, Naim Hasani, njëherit kryetar i PD-së, MB dhe kryesia e degës së LDK-së.

Kryetari i degës së LDK-së, në MB, Alban Nuredini, ka falënderuar strukturat e LDK-së, ato që në degë në MB kanë kontribuar ndërvite. Po ashtu ai në fjalën e tij tha se; raporti me njëri- tjetrin, reflektimi në punë të ndershme duhet të jenë objektiva kryesore që duhet t’i përcjellim edhe pas këtij muaji. “Ka një reflektim moral dhe njerëzor në këtë muaj, që te secili ngjallë një vetëdije solidarizimi. Obligimi përballë Zotit dhe shtetit, janë nevojë përmanente ato nuk janë thjesht detyrime, por ndjeshmëri fisnike”, ka theksuar Nuredini

Ndërkaq, imami i komunitetit shqiptar në MB, Mehmet Stublla, në fjalën e tij bëri thirrje për solidaritet dhe besim tek Zoti.
“Qëllimi i muajit të shenjtë të Ramaznit, është që të jemi sa ma afër njëri tjetrit dhe të jemi sa ma solidar me njëri tjetrit”, tha mes tjerash Stublla

Ndërkaq, avokati i shquar shqiptar, Naim Hasani, ka falënderuar kryetarin Nuredini për ftesën, e sipas tij është i pari prej mbylljes së covid- 19 në hapësira publike. Njëherit kryetar i PD-së, në MB, tha se si komunitet kemi nevojë për organizime të tilla që ndërgjegjësojnë vetëdijen tonë dhe ushqejnë botëkuptimet tona sociale dhe ideologjike.

Po ashtu mesazh sensibilizues ka përcjellur edhe nënkryetari i LDK-së, në MB Semi Sylejmani, ai ka thënë se e përgjithshmja kolektive është më e rëndësishme për komunitetin. Dhe se ky muaj i ramazanit duhet të reflektoj të secili, njofton dega e LDK-së.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •