Del fotoja, ky është shqiptari që u gjet i pajetë në Itali me plagë të shumta në kokë dhe gjoks 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fotoja që shihni më poshtë është e 40-vjeçarit, Bledar Dedja, i cili u gjet pa shenja jete në një zonë të pyllëzuar në Paderno të Italisë.

Trupi i tij u gjet paraditen e kësaj të diele, rreth orës 09:30, pas alarmit të familjes për zhdukjen e tij.

Ai u gjet jashtë makinës së tij, një Mercedes B class, e cila u gjet e mbyllur.

Në trup janë konstatuar plagë të thella me thikë, kryesisht në gjoks dhe në kokë, ndërsa arma e ftohtë nuk është gjetur në vendngjarje.

Viktima, me disa precedentë, është parë për herë të fundit në Abacinë e Lashtë të Borso del Grappa, vendi ku ai punonte.

Në vendngjarje shkuan prokurorja në detyrë Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinierët e komandës provinciale të Trevisos, të cilët nisën hetimet.

Share This Article