Del në shitje shtëpia-burg (Foto)

albnews
By
1 Min Read

Një shtëpi në Vermont të SHBA-së, ka gjithçka që një pronar i ri do të dëshironte, 4 dhoma gjumi, dy banjo, një oborr të bukur, por ka edhe qelitë e burgut.

Shtëpia, e cila është pak më shumë se 200 metra katrorë, e vendosur në Guildhall, dikur ka shërbyer si burg në atë zonë.

Megjithëse ndërtesa nuk ka shërbyer si burg që prej vitit të largët 1969, thuajse aty nuk ka lëvizur asgjë, me qelitë që nuk kanë ndryshuar si dhe tualetet e ndryshkur.

Shtëpia është në shitje prej dy muajsh në internet dhe aktualisht ka një çmim prej 149 mijë dollarë.

Në shitje, shtëpia me të shkuar të “errët” – A2 CNN
Share This Article