Një ditë pas ceremonive të festës së shpalljes së Pavarësise së atdheut janë hequr të gjithë flamujt nga monumentet e qytetit të Vlorës.
Vlora është epiqendra e festimeve në 28 nëntor, ditën e shpalljes së Pavarësisë së vendit. Këtë vit gjithashtu në këtë qytet nuk munguan ceremonitë.
Mësohet se bashkia ka hequr flamujt kuq e zi nga varrezat e dëshmorëve dhe nga Monumenti i Pavarësisë. Ka qenë ish-zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama, ai i cili në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar fotot, ku thotë se në orën 10:30 të së dielës, bashkia ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë.
“Skandal i bashkisë së Vlorës:
HIQET FLAMURI KOMBËTAR NGA VARREZAT E DËSHMORËVE DHE MONUMENTI I PAVARËSISË!
Sot kur e gjithë vetëdija jonë kombëtare nderon dëshmorët e kombit në ditën e çlirimit të atdheut, bashkia e Vlorës në ora 10:30 ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë!Hipokrizia e hajdutëve të bashkisë së Vlorës fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut!”, ka shkruar Rama.