Deputetët i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut

albnews
By
1 Min Read
[vplayer id=”181117″]

Disa prej deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë i janë bashkuar këtë të mërkurë nismës për dhurimin e gjakut.

Me moton “Dhurojmë gjak, shpëtojmë jetë, mbrojmë shëndetin!”, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deputetët, por dhe punonjësit e administratës së Kuvendit të Shqipërisë dhuruan gjak si një kontribut për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetëve të pacientëve.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme politikanët socialistët dhe demokratë, u bënë bashkë në nismën humane që shpëton jetë, duke u ardhur në ndihmë pacientëve që kanë nevojë për gjak.

Share This Article