Deputetja britanike: Dy javë pas sulmit në veri të Kosovës, Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë

albnews
By
1 Min Read

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë, Alicia Kearns ka reaguar sërish lidhur me sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ajo ka theksuar se edhe pse kanë kaluar dy javë nga sulmi terrorist, Milan Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë dhe se nuk ka pasur asnjë pasojë.

“Kemi dy javë që kur Radoiçiç e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie. Ai tashmë mbetet i lirë në Serbi. Nuk ka pasur asnjë pasojë për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie”, ka thënë ndër të tjera Kearns.

Share This Article