Tri deputete të Partisë Demokratike vizituan mesditën e sotme spitalin e Krujës ku po trajtohen qytetarët me simptoma helmimi.
Merita Bakiu, deputete e kësaj zone tha se ajo familja e saj është prekur nga kjo situatë, djali dhe e motra.
“Isha mbrëmë deri në orët e vona të mesnatës. Gjendja u duk sikur u stabilizua por në orët e para të mëngjesit shikojmë që gjendja përsëri ëhstë bërë kritike. Ka shumë të sëmuirë që po trajtohen në kushtet e shtëpisë. Janë prekur shumë sot moshat e treta. Njerëzit e qytetit të Krujës kanë problem se nuk po furnizohen me ujë. Më shqetëson pjesa e anlizave të ujit, kam të prekur tim bir nga ky infektim, motrën, vjehrrën e motrës dhe pjesëtarë të tjerë. Më shqetëson si do veprohet me qytetarët e Krujës së kemi raste të përsëritura.”
Sipas saj, mes 370 qytetarët që kanë marrë trajtim spitalor janë 60 fëmijë.
Bakiu: Dje ishin 240 raste sot kanë arritur në 370. Më shqetëson se janë rreth 60 fëmijë që janë tajtuar në kushtet spitalore. U bë kohë që unë dhe kryetari i degës së PD jemi këtu dhe nuk gjejmë kryetarin e bashkisë që duhet të jetë këtu për të parë dhe kushtet spitalore në të cilat ndodhet spitali i Krujës.Falenderoj ekipin e mjekëve që në këto kushte janë në shërbim të pacientëve.
Ajo shtoi më tej se “brenda familjes nuk janë të sëmurë të gjithë njerëzit. Po ju jap një rast te një familje e rrethit të afërt, tre persona janë të sëmurë dhe dy jo. Varet nga imuteti i trupit të njeriut”.
Sa i takon debatit mbi kushtet e spitalit në cilin u përfshi deputetja me drejtoren e spitalit dhe ministren pas përetendimeve të saj, Bakiu tha se varet çfarë sallash ka vizituar Manastirliu.
Bakiu: Nuk e di në cilën sallë ka hyrë ministrja por e ftoj të hyjmë te urgjenca. Nëse për ministren kushtet janë normale nuk mund ta komentoj këtë pjesë.
Në këtë inspektim Bakiu shoqërohej nga deputetet Pampuri dhe Çupi si dhe kryetari i degës së PD në Krujë./Ora News/