Thuhet se Brandt, i cili ishte informator për katër vjet, ishte i regjistruar me kodin “O-35-VIII”
Ish-kancelari gjerman Willy Brandt besohet të ketë qenë informator i Korpusit të Kundërzbulimit të Inteligjencës Ushtarake të SHBA-së (CIC) për katër vjet përpara se të vinte në pushtet në periudhën 1969-1974, sipas revistës Der Spiegel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Brandt, i cili ishte nga Partia Social Demokratike (SPD), ka ofruar informacione për CIC nga viti 1948 deri më 17 mars 1952, shkroi revista Der Spiegel.
Revista shkroi se Brandt e ka informuar korpusin për FDJ-në, krahun rinor të Republikës Demokratike Gjermane (DDR) dhe Partinë e Unitetit Socialist (SED) në pushtet.
Revista pretendoi se Brandt gjithashtu ka ofruar informacione për kantieret detare, fabrikat, sistemin hekurudhor dhe rrjetin telefonik të ushtrisë sovjetike.
Sipas burimeve, ai u takua me oficerë ndërlidhës nga CIC, të cilët e kanë klasifikuar atë si të besueshëm më shumë se 200 herë në katër vjet.
Thuhet se Brandt, i cili ishte informator për katër vjet, ishte i regjistruar me kodin “O-35-VIII”.
Brandt, i cili mori Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1971, dha dorëheqjen pasi u zbulua se Gunter Guillaume, këshilltari dhe krahu i djathtë i tij, ishte një spiun i DDR-së.
Brandt vdiq më 8 tetor 1992 në Unkel, afër Bonit.