Dhjetë parametra për të vlerësuar dhjetë javët e para të Serisë A, në një luftë që shikon pjesëmarrës Interin, Milanin dhe Juventusin. Inzagi ka ekipin më të fortë, më të bukur e më të plotë. Pioli u beson kalendarit dhe lojës, ndërkohë që Alegri u beson Kupave të të tjerëve.
1. LOJA
– Stefano ndjek lojën e vjetër, Inzagi bind Në vitin e tij të tretë, linjat e lojës së Inzagit janë brazda që kalojnë fushën. Topi rrotullohet në mënyrë të sigurt, falë veprimeve të kodifikuara. Turam, një përzierje mes Lukakut dhe Xhekos, i ka zgjeruar opsionet. Stambolli ka rritur ndërgjegjësimin. Interi është skuadra që ka luajtur më mirë deri më tani. Pioli kërkon ekuilibra – Milani ka ndryshuar shumë, sidomos në mesfushë, ku gjithçka vendoset. Kur gjithçka funksionon, si në pjesën e parë në Napoli, duket sërish bukuria e vjetër e lojës kuqezi. Milani e ka stilin e vet, duhet vetëm ta përshtatë më interpretuesit e rinj. Juvja, nga ana tjetër, e kërkon prej vitesh. Deri më tani u është falur individëve të goditjeve standarde dhe shpërthimeve të herëpashershme. Është aty lart, sepse lojën e ka kompensuar me të tjera virtyte.
2. SOLIDITETI
– Açerbi dhe Bremer tregojnë muskujt Nga Bastoni-Açerbi te Turam, duke kaluar nga anësorët shpërthyes, Interi shpreh forcën kudo. Forca fizike ka fituar qëndrueshmëri falë alternativave cilësore të afruara në merkato. Zikaltrit janë bërë edhe më shumë të përkushtuar. “Zonja” e çeliktë – Juvja është gjithashtu prej çeliku. Kur Bremer dhe gjigantët e mbrojtjes avancojnë, fusha dridhet. Lokateli dhe Rabio bindin në mesfushë, MeKeni është një luftëtar. Vlahoviç dhe Mili mbajnë mbi shpinë këdo. Juvja është një mur i vështirë për t’u kapërcyer. Milani pastaj u përpoq të reduktonte diferencën fizike në verë, me Loftus-Çikun, Musah, Reijnders, por mes tyre dhe dëmtimeve, Pioli nuk ia ka dalë të tregojë muskujt e tij.
3. KARAKTERI
– Maks është “mentalist”, i shtyn të tijtë tej limiteve Kjo është mbretëria e Maks Alegrit, një motivues që bind ekipin të shkojë përtej kufijve të tyre. Kjo është arsyeja pse Juvja mund t’u mbijetojë ndeshjeve në të cilat pësojnë (Atalanta, Milan) dhe mund të mundë Veronën në minutën e 96-të, kur të tjerët do të kishin humbur shpresat. Askush nuk ka urinë e Juves, e cila ka dy vjet që ‘agjëron’. “Djalli” i dëshpëruar – Interi lejoi Bolonjën të rikthehej pas dy golave, por krahasuar me vitin e kaluar, që humbiste me të voglat, ka një frymë tjetër. Nga ana tjetër humbja në derbi dhe ajo në Paris e kanë dëmtuar shumë vetëvlerësimin e “djallit”, siç u pa në Napoli.
4. ORGANIKA
– Ndryshimet e Inzagit bëjnë diferencën “Interi duhet të fitojë me 20 pikë avantazh”, tha Murinjo, ndoshta e ekzagjeruar, por me një të vërtetë në thelb. Askush nuk mund të ketë efektin që ka skuadra e Inzagit mes pjesëve pas zëvendësimeve. Sulmet rrufe të Fratezit janë vdekjeprurëse, Karlos Augusto zgjat shtytjen cilësore të Dimarkos. Vitin e kaluar binte me ndryshimet, tani rritet. Stoli i “djallit” – Por edhe Juvja është në formë të mirë, të jep një ide të tillë goli i Kambiazos i iniciuar nga Milik. Nga stoli Alegri mund të prezantojë cilësi, ndryshe nga Pioli, që filloi të humbiste kur u detyrua të fuste Pelegrinon e papjekur dhe Romeron jorealist. Sigurisht, dëmtime, por edhe mundësi të pakta.
5. EMPATIA E GRUPIT
– Zikaltrit grup, kuqezinjtë gropë Ishte pika e fortë e Milanit, kur të gjithë në autobus këndonin “Pioli on fire”. Tani është pika e dobët. Tifozët shpërthejnë në rrjetet sociale ndaj trajnerit, i cili pasi komentoi kritikat e Kalabrias, iu desh të menaxhonte mërzitjet e Leaos dhe Zhirusë, të zëvendësuar në Napoli. Kompaktësia dhe ndjeshmëria për t’u rindërtuar. Muaj mjalti zikaltër – Alegri kishte probleme edhe me tifozët, kritikët ndaj lojës dhe mërzitjet e Kiezës dhe Vlahoviçit. Rezultatet e fundit kanë mbuluar ama krisjet. Sot skuadra e betejës së Juventusit duket mirë në harmoni me trajnerin që bërtet dhe heq xhaketën. Ambienti më empatik duket të jetë ai i Interit. Stambolli ishte një lloj muaji mjalti i zgjatur nga fillimi i mbarë i sezonit. Lukaku është e shkuara, tani janë të gjithë rreth Turamit dhe objektivave.
6. KALENDARI
– “Djalli’” në dishezë, “zonja” pa Europë Këtu Milani ngre sërish kokën, pasi ka lënë pas sfidat me rivalët direktë dhe që këtej deri në fund të fazës rivalët më të vështirë i ka Atalantën dhe Fiorentinën. Do të thotë që Pioli mund të planifikojë të rifitojë pozicione dhe për të rikthyer entuziazmin. Interi në javën e 13-të dhe 16- të do të duhet të kapërcejë tri ndeshje jashtë: Juve, Napoli dhe Lacio, skuadrat që grumbulluan më shumë pikë brenda vjet. Privilegji i Juves – Për kalendarin, privilegj mbetet ai i Juventusit, i cili do të jetë në gjendje të shmangë vështirësitë dhe rreziqet e dëmtimeve falë mungesës në Europë. Pas Atalantës, Lacios dhe Milanit, me Interin më 26 nëntor që do të zbulohet fytyra e vërtetë e “zonjës”.
7. RRITJE
– Për Piolin dhe Alegrin ende mundësi të mëdha Interi është një ekip shumë i fortë. Detyra e tij do të jetë të konfirmojë vetveten. Juvja dhe Milani ende mund të rriten. Kuqezinjtë sepse shumë lojtarë të rinj do të përfundojnë përshtatjen dhe dëmtimet do të lihen pas. Çukvueze, për të përmendur një, ka potencial serioz. Kieza dhe Vlahoviç i vërtetë – Juvja nuk e ka shijuar ende Vlahoviçin dhe Kiezën e vërtetë dhe nëse e bind veten se mund të jetë agresiv, guximtar dhe modern, si kundër Lacios, do të rritet shumë.
8. MBROJTJA
– Shumë probleme pas kuqezinjve më të brishtë Mbrojtja më e mirë në 10 ndeshjet e para është ajo e Interit me vetëm 5 gola të pësuar dhe 7 ndeshje me porta të paprekura. Mekanizmat e testuar dhe mbrojtja e mirë e ekipit janë sekretet e bunkerit që fillon me presionin e Lautaros dhe Turamit. Milani i pafuqishëm – Mbrojtja e Juves është gjithashtu bunker me 6 gola të pësuar dhe po kaq ndeshje me portën e paprekur. Milani ka pësuar 11 duke paguar dëmtimet, problemet taktike, punën e dobët të sulmuesve dhe dështimin për të siguruar një mbrojtës të aftë.
9. SULMI
– Lautaro dhe Turam janë thesari i Simones Nëse ka pak diferenca në mbrojtje, sulmi i Inzagit kryeson me 26 gola të shënuar ndaj 16 të Alegrit. Diferenca e madhe pasqyron mirë cilësinë e ndryshme të lojës, më shumë se ajo e sulmuesve individualë, edhe pse Lautaro e Turam kanë pasur një efekt mahnitës. Ken – Në pritje të Vlahoviçit më të mirë, Alegri tashmë ka gjetur një Kan të vazhdueshëm. Pioli sapo ka gjetur golat e Zhirusë, i cili nuk kishte shënuar që nga 1 shtatori dhe po kërkon ata të Leaos të përfshirë, i cili nuk ka shënuar që nga 23 shtatori. 3 ndeshjet pa gol në Champions League shpjegojnë mirë vështirësitë e repartit.
10. MERKATO
– Samarxhiç dhe Berardi bardhezi Interi maksimumi do të jetë në gjendje të shtojë një sulmues për t’i dhënë pushim Lautaros. Nga ana tjetër, janari mund të jetë shkalla e Alegrit dhe Piolit për t’iu afruar majës. Një mesfushor si Samarxhiç apo një anësor kreativ si Berardi do t’i jepte fantazi “zonjës”. Më shumë Milan – Pioli është trajneri që ka më shumë nevojë për alternativa nëse dëshiron të mbijetojë në lartësi të mëdha. Një qendërmbrojtës solid, një mbrojtës i krahut të majtë për të zëvendësuar Teon, një mesfushor për të zgjatur mesfushën dhe një zëvendës-Zhiru, më i sigurt për të shënuar se ata që erdhën në verë.