Dikush të ndalë këtë djalosh! Myrto Uzuni shënon sërish, golashënuesi më i mirë

albnews
By
1 Min Read

P

Ylli i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni nuk ka të ndalur. Talenti bëratas, arriti të realizonte golin e avantazhit për skuadrën e Granadës në minutën e 42-të ndaj Leganes, duke bërë që fragmenti i parë të lojës të mbyllet me shifrat 1-0.

Një gol me aromë La Ligë ky për shqiptarin, që është padyshim lojtari i sezonit te Granada. 

Ky ishte goli i 23-të në kampionat për Uzunin, që meriton notën 10 për gjithçka ka dhënë për skuadrën e tij. 

Share This Article