Dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, bashkohet me opozitën në zgjedhje

albnews
By
1 Min Read

Florian Tahiri është dorëhequr nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit.

Mësohet se ai do të përfshihet në listën e kandidatëve për deputet në koalicionin opozitar, shkruan “Panorama”.

Prej disa vitesh, Tahiri ka dhënë kontributin e tij në bashkinë e qytetit të Durrësit. Dorëheqja e tij vjen në ditën e dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet në KQZ.

Tahiri do të përfshihet në listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

Ai u emërua në Bashki në shkurt të vitit 2016, nga radhët e PDIU-së.

Share This Article