Sikurse tashmë mund ta dini, simptomat e COVID-19, përfshijnë ethe, kollë të thatë dhe humbjen e nuhatjes dhe shijes
Sidoqoftë, së fundmi janë zbuluar dy shenjat e hershme të infektimit me coronavirus, dhe nuk është asnjëra nga të mësipërmet.
Shumica e njerëzve që kanë COVID-19, kanë një dhimbje koke dhe lodhje të vazhdueshme, sipas aplikacionit COVID Symptom Study.
Më shumë se 80% e të gjithë pacientëve raportuan një dhimbje koke si një nga simptomat e tyre të para, ndërsa 72%, raportuan lodhje.
Të gjitha grupmoshat, kishin më shumë të ngjarë të përjetonin dhimbje koke dhe lodhje.
Gjithsesi, tre shenjat më të zakonshme të coronavirusit, mbeten: ethet, kolla dhe humbja e shijes, që janë edhe më kryesoret për infeksionin.