Përplasje të shumta kanë ndodhur mbrëmjen e së martës mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit presidencial, Joe Biden, në debatin e tyre të parë.
Disa prej mediave më prestigjioze në SHBA, shkruajnë se në këtë debat, fitues ishte Bideni.
Siç shkruan BBC-ja, kjo për shkak se një debat është ekuivalent politik dhe fituesi është ai që del më pak i mbuluar nga ngecjet. Bideni, sipas mediave, ishte fituesi për shkak se ua dëshmoi amerikanëve se ai mund të luftojë edhe nën presion, dhe se mbrëmë, nuk kishte shkuar asnjë hap mbrapa pavarësisht moshës së tij.
Debati ishte bombastik, fyes e madhe edhe nxitës.
Debati mes tyre u përkeqësua kur nisën të flisnin për pandeminë COVID-19, ekonominë e Gjykatën Supreme, madje edhe në luftimin e supremacisë, shkruan The Guardian.
Gjatë debatit 90 minutësh, Trumpi ndërhynte aq shpesh saqë Bideni, në një moment e humbi durimin dhe tha “A do ta mbyllësh gojën, burrë”.
Donald Trump, nuk pranoi të dënojë supremacistët e bardhë në debatin presidencial.