Qytetet dhe fshatrat e shkatërruara nga moti ekstrem i javës së kaluar në Gjermaninë perëndimore, mund të mbesin pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm për muaj të tërë, ndërsa numri i vdekjeve nga përmbytjet ka shkuar në 163.
Në rajonin e Ahrweiler , rreth 30,000 janë aktualisht pa energji, pa ujë të pijshëm dhe pa gaz, pasi përmbytjet e shkaktuara nga reshjet rekord shkatërruan zonën të Mërkurën e kaluar.
“Duket sikur infrastruktura është shkatërruar aq keq sa disa vende nuk do të kenë ujë të pijshëm për javë ose muaj”, tha për gazetën Bild kryetarja e qytetit të Altenahr në rrethin Ahrweiler, Cornelia Weigand.
Prof Hannah Cloke, një hidrologe në Universitetin e Reading i tha Politico se numri i të vdekurve ishte “një dështim monumental i sistemit”.
Ndërkohë në vend ka nisur një debat i madh se pse nuk ka funksionuar sistemi i paralajmërimit mbi katastrofën, çka do duhej të pasohej me evakuimin e banorëve, e për pasojë me shpëtimin e jetëve