Edhe në ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi – qytetarët po djegin qendrat e votimit dhe fletvotimet

albnews
By
1 Min Read

Në rrjetet sociale janë publikuar një numër i madh i videove teksa rusët djegin fletëvotimet dhe qendrat e votimit.

Rusët vazhdojnë të sulmojnë qendrat e votimit në zgjedhjet presidenciale. Gjatë dy ditëve të zgjedhjeve janë bërë një numër i madh i përpjekjeve për t’i vënë flakën qendrave të votimit, së bashku me 19 raste ku kutitë e votimit janë prishur me ngjyrë.

Ndërkohë, një grua i vuri flakën në mënyrë spektakolare një qendre votimi në rajonin e Volgogradit të Rusisë. Si përgjigje, Duma e Shtetit ka propozuar një dënim me 8 vjet burg për individët e përfshirë në këto sulme.

https://x.com/nexta_tv/status/1768952697657389564?s=20

Ndryshe, Vladimir Putin pritet t’i fitojë pa problem zgjedhjet presidenciale pasi nuk ka asnjë kundërkandidat zyrtar ndërsa lider të opozitës janë në burg ose në mërgim

Share This Article