Edi Paloka sulmon ashpër Yuri Kim: Nuk njeh gjykatat, kërkon të përçajë opozitën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti demokrat dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka sulmuar ashpër ambasadoren amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Sipas Palokës, diplomatja amerikanë përveçse ka dalë në mbështetje të mazhorancës, nuk njeh vendimin e gjykatës dhe është vënë në funksion të përçarjes së opozitës shqiptare.

“Ky është me tepër se turp, është shkelje e jo vetëm çdo etike, por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë! Kjo zonja që uroi Ramën për “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; që ka dalë hapur në mbështetje të qeverisë më të korruptuar në rajon ( siç e cilëson vetë Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe që prej kohësh është angazhuar në vetë të parë në përçarjen e opozitës shqiptare, sot ka ndërmarrë një akt të fundit , gjithnjë në shërbim të të njëjtit qëllim.

Zonja ambasadore , me arrogancë , tregon se jo vetëm nuk respekton Konventën e Vjenës, po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithëse flet gjithë kohën për drejtësinë .

Ti zonjë mund të takosh kë të duash dhe si të duash , po nuk mund të vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lirë të demokratëve shqiptarë”, shkruan Paloka.

Share This Article