Ekonomia gjermane ka të ngjarë ta rimarrë veten “deri në fund të vitit 2021”

 605 total views,  1 views today

Ekonomia gjermane pritet të kthehet në nivelin e vitit të kaluar deri në fund të vitit 2021, ka thënë një nga qendrat më të mëdha të mendimit ekonomik të vendit.

IFO tha në raportin e tij tremujor se koronavirusi e ka lënë ekonominë më të madhe të Europës më “atë që është deri tani recesioni më i thellë në historinë e saj pas luftës”, me një rënie prej 11,9% në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas qendrës IFO, kjo rënie është dy herë më e thellë se ajo që u kalua gjatë krizës financiare të 2009.

Por raporti vazhdon të jetë optimist, me rritjen e parashikuar për pjesën tjetër të vitit 2020 pas heqjes së bllokimit – megjithëse nën nivelin e vitit të kaluar.

Sidoqoftë, papunësia ka të ngjarë të vazhdojë të rritet në muajt e ardhshëm në rreth 3 milion, me afërsisht gjysëm milioni më shumë të papunë sesa në vitin 2019./BBC

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •