• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Ekonomia në Kosovë kërkon heqjen e kufizimeve të Coronës

Ekonomia në Kosovë kërkon heqjen e kufizimeve të Coronës

by albnews
18 August, 2020
in Kosova
0
3
VIEWS

Një ligj që parashihte futjen në treg të shumës rreth 1 miliardë e 200 milionë eurosh nuk kaloi në parlamentin e Kosovës. Pritet tani që bizneset të përballen me një krizë edhe më të madhe nga masat kundër pandemisë.

Parlamenti i Kosovës javën e shkuar nuk arriti të votojë një ligj të hartuar nga qeveria për mbështetje ekonomike të bizneseve që po përballen me probleme për shkak të masave kundër pandemisë. Ligji parashihte mes tjerash futjen në treg të një shume prej rreth 1 miliardë e 200 milionë eurosh. Ndërkohë deputetët e parlamentit kanë nisur pushimet e verës, duke përmbyllur kështu sesionin pranveror të kuvendit. Para kësaj situate dhe problemeve me të cilat po përballen bizneset, Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë thirrje për tejkalimin e problemeve politike për të siguruar miratimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se ky ligj mundëson që shumë instrumente të pakos së rimëkëmbjes ekonomike të vihen në funksion të bizneseve dhe ekonomisë së vendit. “Është momentumi që gjatë muajit shtator apo tetor më së largu pjesa më e madhe e pakos së rimëkëmbjes të futet në qarkullim, pra është kjo nevoja me pas masë monetare në treg në mënyrë që kompanitë me pas të kenë mundësi të funksionojnë, të ruajnë punësimin, të ruajnë raportet në mes veti fornitor, shitës, blerës dhe raportet me banka”, shkroi në profilin e tij Rukiqi. Sipas tij, me gjithë vështirësitë që ka krijuar situata me pandeminë, javëve të fundit bizneset kanë filluar të shohin përmirësim të ekonomisë.

Kosovo Pristina | Parlament des Kosovo stimmt über neue Regierung ab: Albin Kurti (picture-alliance/AP Photo/V. Kryeziu)

“Të hiqen kufizimet”

“Vërehet sadopak një kthim i optimizmit, vërehet një numër më i menaxhueshëm i rasteve pra nuk e kemi atë panikun e fundit të muajit korrik por ende mbeten shumë probleme që lidhen me kufizimin e orarit. Prandaj ne kërkojmë pasi kemi respektim të masave dhe tash kemi ligjin për menaxhimin e COVID, të hiqen të gjitha kufizimet nga ekonomia me kushtin për respektimin e masave, pra të hiqen të gjitha kufizimet për të gjithë sektorët dhe po ashtu për lëvizjet e qytetarëve”, shkruan kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Në Kosovë në shumë qytete akoma është në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me Covid-19. Kjo situatë ka bërë që bizneset të kenë probleme të mëdha të shitjes. Kryetarja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, thotë se plani i rimëkëmbjes ekonomike nuk duhet të shërbejë vetëm si levë për të rifilluar ekonominë, por për ta ndërtuar një ekonomi të së ardhmes, që mbështetet në digjitalizim dhe ekonomi të gjelbër. “Si pasojë e pandemisë, por edhe e masave të ndërmarra për parandalimin e saj, shumë punëtorë kosovarë humbën vendet e tyre të punës. Instituti GAP në raportin Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës thotë se vetëm në muajin prill 2020 janë regjistruar 32,377 punëkërkues të rinj. Për t’u përballur më lehtë me ndikimin negativ të COVID-19 në shëndetësi e ekonomi, kërkohet qeverisje më e ndërgjegjshme dhe efektive, kërkohen veprime të shpejta por të menduara mirë dhe mbi të gjitha bashkëpunim gjithpërfshirës dhe konstruktiv. Duke lënë anash kritikat, dallimet në ideologji, inatet e ndasitë – të gjithë duhet të ulen rreth një tavoline për ta përkrahur shëndetësinë dhe ekonominë”, shpjegon Hasani. Sipas saj, “në një situatë të rënduar politike, ku politikëbërësit dhe ligjvënësit janë përqëndruar në diskutime të ashpra rreth dialogut me Serbinë, ekonomia është në prag të kolapsit”.Das Dorf Musnikovo bei Prizren Kosovo (DW)

Muajt e ardhshëm vendimtarë për bizneset

Nora Hasani e vë theksin tek problemi me likuiditetin. “Shumica e bizneseve janë duke operuar nën pikën e rentabilitetit. Me rifillimin e pagesave të kësteve, kamatave dhe tatimeve është rënduar edhe më shumë likuiditeti edhe i kompanive më të mëdha në vend – e mos të flasim për bizneset e vogla. Kriza e vërtetë i ka goditur bizneset tani. Tre muajtë e ardhshëm do të jenë vendimtare për mbijetesën e bizneseve”, shkruan Nora Hasani. Kryetarja e Odës Ekonomike Gjermano-kosovare, rikujton se “bota siç e njihnim para virusit nuk ekziston më. Kjo pandemi ka goditur aq fortë, saqë nuk ka se si të mos lë pasoja afatgjata”.

“Pandemia e ka zhytur botën në kohën më të errët e më sfiduese me të cilën është ballafaquar ndonjëherë. Në ekonomi ka shkaktuar turbulenca të përmasave aq të mëdha, sa që pritet të lerë pasoja më të thella se ato të “Depresionit të Madh” të viteve të 30-ta. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon tkurrje të ekonomisë botërore prej 3 për qind këtë vit – një zbritje prej 6.3 pikë përqindje vetëm për katër muajtë e fundit. Sipas Financial Times, borxhi i qeverive në nivel global ka arritur tashmë nivelin e tij më të lartë në kohë paqeje e krahas saj po rritet edhe papunësia”, shkruan Nora Hasani, kryetarja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare në një analizë.

Previous Post

Koment: Betejës për Shtëpinë e Bardhë i mungon skena e madhe

Next Post

Italia ashpëson kufizimet për Koronën

albnews

albnews

Related Posts

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje
Albania

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë
Kosova

Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë

19 May, 2025
Kosove/ Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 18-të
Kosova

Kosove/ Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 18-të

19 May, 2025
Next Post
Italia ashpëson kufizimet për Koronën

Italia ashpëson kufizimet për Koronën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

19 May, 2025
Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

19 May, 2025
Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4716 shares
    Share 1886 Tweet 1179
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM