Një tjetër rast pozitiv me koronavirus u regjistrua ditën e sotme në rradhët e zyrtarëve në drejtorinë e policisë në Elbasan.
Ai është shefi i policimit në komunitet, rreth 40 vjeç duke e çuar numrin total të të infektuarve në këtë drejtori në 4.
Si pasojë e katër të infektuarve është karantinuar për 14 ditë edhe drejtori i Policisë së Qarkut.
Rasti i katërt është renditur në rrethin e Beratit aty ku dhe ka banimin 40-vjeçari.
Ai në testin e parë rezultaoi negativ. Ditën e sotme Shqipëria shënoi shifra rekord që prej fillimit të pandemisë ku u regjistruan 117 raste të reja dhe 2 viktima.