Emanuel Rroku u vra pasi mbrojti një vajzë! I jepet lamtumira 23-vjeçarit shqiptar, qyteti italian në zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Administrata bashkiake Turbigo ka vendosur të shpallë zi në qytet ditën e premte më 23 shtator, ditë në të cilën do të bëhet varrimi i Emanuel Rrokut.

Ditën e nesërme do t’i jepet lamtumira shqiptarit, Emanuel Rroku nga Shkodra, i cili mbeti i vrarë në një sulm me armë në Milano.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 shtatorit, ku 34-vjeçari Rigels Gjinaj vrau për vdekje 23-vjeçarin Emanuel Rroku si dhe plagosi një 30-vjeçar. Ngjarja ndodhi në një lokal pas një sherri mes dy grupesh të rinjsh që degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

U vra pasi mbrojti një vajzë! I jepet lamtumira 23-vjeçarit

Sherri nisi pasi Rigelsi po dhunonte një vajzë, në atë moment Emanueli ka ndërhyrë të shpëtojë vajzën, por ky veprim nuk i ka pëlqyer Gjinajt dhe ka shtënë në armë drejt Rrokut.

Administrata bashkiake Turbigo ka vendosur të shpallë zi në qytet ditën e premte, ditë në të cilën do të bëhet varrimi i Emanuel Rrokut. Kryebashkiaku Fabrizio Allevi, shprehet se vendimi i administratës është marrë për të shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të shqiptarit Emanuel.

Flamujt e selisë së bashkisë do të jenë në gjysmështizë gjatë kremtimit të varrimit, të caktuar nga ora 14.30 deri në orën 15.30.

Share This Article